Please enter at least 3 characters.

Ja si e shpëtoi futbolli Hoxhën nga ekzekutimi

2016/01/ja-si-e-shp-euml-toi-futbolli-hoxh-euml-n-nga-ekzekutimi_hd.jpg

Rrëqethët kur nis të tregojë rrëfimin se si 16 vite më parë futbolli ia shpëtoi jetën. Hoxha thotë se bashkë me bashkëshorten, fëmijët, prindërit dhe gjyshen ishin në shtëpinë e tyre në Gjakovë, kur forcat paramilitare serbe u futën me dhunë, duke thyer derën. Shpejtë nisën t'i nxjerrin në oborr. Bashkëshortja, fëmijët, prindërit dhe gjyshja kishin dalë tashmë, kurse Hoxha nuk ishte lejuar. E kishin mbështetur për muri.

"Kisha veshur tuta të sportistit në natën e 1 apo 2 prillit", nis rrëfimin prekës Hoxha. "Kur më pa se kisha veshur tutat më pyeti se çfarë profesioni kam", shpjegon Hoxha për Kohën Ditore.

Hoxha menjëherë i ishte përgjigjur se është futbollist. "Futballer", i ishte drejtuar Hoxha ushtarit. Pos pëshpëritjes "futballer", Hoxha në momentet më të zorshme të jetës ishte kujtuar të thoshte edhe një emër tjetër. Kishte përmendur emrin e ish-futbollistit të njohur sovjet dhe tashmë trajner i famshëm ukrainas, Oleg Blokhin.

Trajneri gjakovar ndiente se nuk kishte të bënte me serb në atë moment.

"Kur unë e thashë emrin e lojtarit të ish-Bashkimit Sovjetik, Oleg Blokhin, ushtari më tha se nuk do të më vriste", thotë Hoxha. "E kuptova se ishte rus nga e folura", shtoi Hoxha.

Dhe ushtari rus që po terrorizonte banorët vendas përkrah serbëve, për të mos u vërejtur "lëshimi" i tij, gjuajti dy herë në ajër me automatik për të krijuar bindjen te serbët që ishin jashtë dhe se kreu punën. Ndërkohë, Genc Hoxhës i tha të ikte sa më shpejt. /Telegrafi/