Please enter at least 3 characters.

Ja se si mund të duket Galaxy S10

2018/10/146155-phones-news-superb-samsung-galaxy-s10-renders-show-in-display-camera-and-more-image1-g7ekas1clu.jpg

Falë një raporti të Bloomberg, mund të kemi një ide më të mirë se si mund të duket Samsung Galaxy S10.

Koncepti i dizajnerit Ben Geskin ka krijuar pamjen e telefonit të ardhshëm Samsung, bazuar në thashethemet dhe raportet e deritanishme.

Telefoni thuhet se ka korniza shumë të hollë të sipërme dhe të poshtme, të cilat mund t'i shihni në imazhet e Geskin - njëra prej të cilave e krahason me Samsung Galaxy S9 dhe iPhone XS Max.

Ekziston edhe një skaner i gjurmëve të gishtave në ekran, i përfaqësuar nga një ikonë e printit në ekran, dhe kamera e trefishtë në pjesën e pasme.

Megjithatë, teknologjia më e rëndësishme që është zbuluar nga burimet e Bloomberg, duket të jetë kamera frontale.

Kjo shfaqet në dizajnin kryesor si një pikë e vetme në krye të ekranit. /Telegrafi/