Please enter at least 3 characters.

Ja ku po qëndron kombëtarja para ndeshjes

2016/01/ja-ku-po-q-euml-ndron-komb-euml-tarja-para-ndeshjes_hd.jpg

 Agjenda e kombëtares shqiptare ka qenë e qartë nga mëngjesi, ku skuadra nuk ka lëvizur nga hoteli, e pas mëngjesit të lehtë, të gjithë futbollistët kanë pushuar.

Burimet e Telegrafit në Elbasan mësojnë se kombëtarja po qëndron në hotelin “Universe” në qytetin e Elbasanit.

Ky hotel gjendet 400 metra larg stadiumit Elbasan Arena, ku edhe do të zhvillohet ndeshja ndaj Armenisë.

Hoteli po vështrohet nga forca të shumta policore dhe në mënyrë strikte ndalohet hyrja e tifozëve për të takuar lojtarët e ekipit kombëtar.

Futbollistët mësohet se janë shumë të fokusuar dhe pas drekës po bëjnë përgatitjet përfundimtare psikologjike për ndeshjen ku vlejnë vetëm tri pikët./Telegrafi/