Please enter at least 3 characters.

Ivana Knoll mbërrin në Dallas për të mbështetur Kroacinë: Pres që të arrijmë në finale

Ivana Knoll

Ivana Knoll, e njohur si tifozja më e famshme kroate, ka mbërritur në Dallas për të ndjekur ndeshjen e Kroacisë kundër Anglisë në Kampionatin Botëror.

Ajo tha se ky është Botërori i katërt që ndjek nga afër, pas atyre në Brazil, Rusi dhe Katar.

Sipas saj, Rusia solli rezultatin më të mirë për Kroacinë, ndërsa Katari ishte një përvojë e veçantë.

Foto: Instagram

Knoll theksoi se ka pritshmëri të mëdha nga kombëtarja kroate, duke deklaruar se ajo 'nuk luan kurrë për pak'.

Ajo gjithashtu tregoi se së fundmi performoi si DJ në festivalin e tifozëve të FIFA-s në Los Angeles, ku u shitën rreth 40 mijë bileta.

Sipas saj, fokusi kryesor i karrierës së saj tani është muzika, por ajo do të vazhdojë gjithmonë të mbështesë përfaqësuesen kroate dhe të marrë pjesë në turnetë e mëdha.

Knoll beson se Kroacia mund të arrijë deri në finale dhe shtoi se, edhe pse skuadra aktuale nuk është domosdoshmërisht më e forta, kroatët kanë treguar shpesh se dinë të surprizojnë dhe të kenë sukses në momentet vendimtare.

Ndeshja e parë e Kroacisë në këtë Botëror luhet sonte kundër Anglisë. /Telegrafi/