Iu deshën më pak se 15 minuta për ta bërë, sipërmarrësi Kristian Kabashi publikon këngë të punuar me AI në parametrat e një hiti veror
Në një kthesë impresionuese që bashkon sipërmarrjen dhe kreativitetin, Kristian Kabashi, i njohur ndryshe si 'The Blank Collar', ka sjellë një risi në skenën muzikore duke lansuar "Dallëndyshja e verës", një këngë e cila është krejtësisht një prodhim i inteligjencës artificiale (AI).
Projekti inovativ i Kabashit ka përdorur mjete të avancuara të AI për të krijuar muzikën, tekstin, ritmin dhe orkestrimin e kësaj kënge.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë arritje është fakti se kënga u realizua për një kohë të shpejtë prej vetëm 15 minutash, një dëshmi e qartë e potencialit të teknologjisë AI në fushën e muzikës.
Kabashi ndau në InstaStory se eksperimenti muzikor erdhi si një çast frymëzimi dhe kurioziteti për të testuar aftësitë e AI.
Ai gjithashtu u zbuloi ndjekësve "komandën" që ia kishte dhënë sistemit të inteligjencës artificiale për ta çuar përpara projektin muzikor, duke përfshirë udhëzime specifike për stilin dhe tonin e dëshiruar të këngës.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur përdorimi i AI në muzikë po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm. Modele të inteligjencës artificiale si artistja AI 'noonoouri', e cila publikoi këngën "Dominos", kanë treguar që makineritë mund të sjellin kontribute të çmuara dhe ndonjëherë polemike në sferën artistike.
Industria e muzikës dhe Hollywood-i në përgjithësi kanë dalë kundër përdorimit të AI në krijimin e muzikës dhe filmave, gjë e cila rezultoi edhe me një protestë të gjatë vitin e kaluar nga producentët, aktorët dhe regjisorët hollivudian - të cilët bojkotuan prezencën në festivale në shenjë indinjimi ndaj përdorimit të AI në art. /Telegrafi/
Ky është teksti i këngës "Dallëndyshja e Verës" (shkruar nga AI):
[Verse 1]Eja në plazhNën diellin shkëlqyeshëmTë tregoj një historiNjë ëndërr pa fund (ooh, në këmbë!)Zemra më rrehSi rrahjet e detitDallëndyshja e verësMahnitëse e botës[Chorus]Fëmijë natyrePaqja në shpirtin tim (ooh-yeah)Zëra në harmoniMuzikë që na mbledhDhurata e diellitEnergji që na ngrohDallëndyshja e verësJam e lirë në botë[Verse 2]Ritme të rrahurBrenga e zemrës timeMelodi që tund zemratDita e parë e puthjes (oh-oh, në krye)Valët çadra e diskotekave mbushinDallëndyshja e verësPaqe në zemra që trazohen


