Please enter at least 3 characters.

Italia pa Verrattin në ndeshjen kthyese ndaj Suedisë

2017/11/GettyImages-872613638.jpg
135:"during the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: First Leg between Sweden and Italy at Friends arena on November 10, 2017 in Solna, .
13:"Claudio Villa

Marco Verratti është i suspenduar për ndeshjen kthyese ndaj Suedisë e vlefshme për Kupën e Botës.

Ndeshja kthyese zhvillohet të hënën në mbrëmje në San Siro, ndërsa sot Azurrët humbën me rezultat 1-0.

Mesfushori i Paris Saint-Germain mori kartonë të verdhë në minutën e 28-të në ndeshjen e zhvilluar në  ‘Friends Arena’.

Verratti ishte vetëm njëri nga shumë lojtarë italianë që rrezikonte suspendimin.

Marco Verratti në aksion (Getty Images)

Giorgio Chiellini, Ciro Immobile dhe Marco Parolo, po ashtu rrezikonin ndeshjen kthyese, por e mbyllën pa karton.

Italian kualifikimin duhet ta kërkojë në San Siro me përkrahjen e mbi 80 mijë tifozëve.

Trajneri Ventura mund ta ftojë ndonjë lojtar tjetër që ta zëvendësojë mesfushorin Verratti. /Telegrafi/