Please enter at least 3 characters.

Italia miraton pakon prej 55 miliardë eurove për ta rihapur ekonominë pas pandemisë së COVID-19

2020/03/8078d0ab7ec870ca23e563b6481c6d4a48d23be10444dac8a82e380b1ca835a5-e1583271282762.jpg
581:"Tourists wear protective masks in front of the Trevi fountain downtown Rome, on March 3, 2020. - Italy urged tourists spooked by the coronavirus not to stay away, but efforts to reassure the world it was managing the outbreak were overshadowed by confusion over case numbers. Hotel bookings in Milan have plummeted to 20 percent, compared to nearly 90 percent normally at this time of year, while in Rome, far from the northern hotspots over 50 percent of bookings have been cancelled until the end of March, hotel association Federalberghi said. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP)
3:"AFP

Kabineti i kryeministrit italian Giuseppe Conte ka miratuar një dekret që kërkon marrjen e masave financiare me vlerë 55 miliardë euro, për të mbështetur ekonominë e goditur rëndë nga pandemia e COVID-19.

Dekreti, fillimisht ishte prezantuar në fund të muajit prill, u vonua për shkak të tensioneve brenda partnerëve të koalicionit për një masë specifike për të rregulluar problemin e punëtorëve emigrantë pa dokumente, përcjell Telegrafi.

Kjo pako do të sigurojë 25.6 miliardë euro për të rinovuar pagesat e kompensimit për të punësuarit e mbetur pa punë dhe një shpërblim financiar në vlerë 600 deri në 1,000 euro për të vetëpunësuarit në muajt e ardhshëm.

Rreth 5 miliardë euro fonde të pakthyeshme do të jepen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që luftojnë me ndikimin e COVID-19.

Deri në 60 për qind të qirave të paguara në tre muajt e fundit nga bizneset që u detyruan të mos funksionojnë gjatë mbylljes, do të rimbursohen nga shteti.

Aktualisht numri i të infektuarve me COVID-19 në Itali është 222,104 persona, kurse numri i vdekjeve është mbi 31 mijë. /Telegrafi/