Israel Adesanya u stërvit me një 50-vjeçar, volli nga brutaliteti i ushtrimeve
Ish-kampioni i peshave të mesme të UFC-së, Israel Adesanya është në një seri humbjesh prej tri duelesh.
Ai luftoi për herë të fundit në shkurt të këtij viti kur humbi me nokaut teknik në raundin e parë nga Nassourdine Imavov.
Shumë besojnë se luftëtari nigeriano-zelandez nuk do të kthehet kurrë në krye, ndaj vendosi të bëjë ndryshime të mëdha në procesin e tij stërvitor.
Ai njoftoi në profilin e tij në Instagram se stërvitet me David Goggins, një ish-ushtar i forcave speciale, i cili ka fituar titullin “djali më i ashpër në botë”.
Goggins është një ish-Navy SEAL, vrapues maratonë dhe mbajtës i rekordeve botërore për më shumë tërheqje brenda një dite. 50-vjeçari bëri deri në 4030 'pull-ups' në vitin 2013.
Ai njihet për regjimin e tij jashtëzakonisht të rreptë të stërvitjes, i cili është brutal për këdo që nuk është mësuar me to, dhe Adesanya e ka përjetuar këtë vetë.
Pasi u ngrohën dhe vrapuan në diell, Goggins dhe Adesanya vazhduan stërvitjen e tyre intensive në palestër në rutine dhe makina të tjera.
Goggins i bërtiti: "A dëshiron ende të bëhesh kampion?" dhe luftëtarit të UFC-së e kishte ritmin aq të vështirë sa në një moment u filmua duke vjella. /Telegrafi/


