Please enter at least 3 characters.

Ismaili: Mbështetja e bizneseve prioritet i Bedri Hamzës, grante deri në 30% të vlerës investuese

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati me numër 2 në listën zgjedhore, Uran Ismaili, në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore ka sot ka vizituar një numër të biznese në kryqytet, ku ka prezantuar pikat kryesore të programit të Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillimin dhe përkrahjen e tyre.

Ismaili ka theksuar se zhvillimi i bizneseve dhe largimi i barrierave që i pengojnë ato janë prioritet i programit të PDK-së, duke nënvizuar se pa përkrahje reale financiare dhe pa politika që nuk e bllokojnë iniciativën private, nuk mund të ketë rritje ekonomike dhe vende të reja pune.

Plani i PDK-së për zhvillimin ekonomi sipas Ismailit përfshinë grante deri në 30 për qind të vlerës së investimeve, zgjerimin e rolit të Fondit të Garantimit të Kredive, si dhe linja kreditore të dedikuara për sektorë strategjikë.

Po ashtu, Ismaili ka theksuar ndryshimin e praktikës së TVSH-së, ku pagesa e saj parashihet të bëhet pas shitjes dhe jo në kufi, në mënyrë që bizneset të kenë më shumë likuiditet dhe më pak bllokim të kapitalit.

Sipas tij, këto masa synojnë ta vendosin biznesin në qendër të zhvillimit ekonomik, me shtetin në rol mbështetës dhe jo pengues për punën dhe investimet.