Please enter at least 3 characters.

Ishte nisur për në fushë të golfit, burri nga Michigan ndalet në dyqan për të blerë tiketë lotarie – fiton 150 mijë dollarë

Një burrë nga Ohio që ishte rrugës për në fushën e g0lfit në Michigan, ishte ndalur në një dyqan për të blerë një tiketë lotarie Powerball, që në fund rezultoi të jetë tiketa fituese që i solli 150 mijë dollarë.

Donovan Reynolds, 68-vjeç, u tha zyrtarëve të lotarisë se po vizitonte Michiganin, kur u ndalë në dyqan pranë liqenit Ottawa dhe bleu tiketën, transmeton Telegrafi.

“Zakonisht Powerball në Ohio, por kësaj radhe isha në Michigan për golf, kështu që atje e bleva tiketën”, shtoi Reynolds.

“Pasi i kontrollova numrat të nesërmen, mësova se kam fituar 150 mijë dollarë”, shtoi fatlumi nga Ohio.

Ai thotë se  të gjitha këto para të fituara do të shkojnë për fondin e studimeve të bijës së tij. /Telegrafi/