Please enter at least 3 characters.

Ish-presidenti i Rusisë përmend luftën bërthamore nëse Moska ndëshkohet nga ICC

2022/07/de4db0a_1654618210261-000-9x83k8.jpg
227:"United Russia Party chairman and deputy chairman of the Russian Security Council Dmitry Medvedev speaks during an interview at the Gorki residence, outside Moscow, on January 27, 2022. (Photo by Yulia ZYRYANOVA / SPUTNIK / AFP)
3:"AFP

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev përmendi të mërkurën mundësinë e një lufte bërthamore nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) vendos të ndëshkojë Moskën për krime të dyshuara në Ukrainë.

"Ideja për të ndëshkuar një vend që ka arsenalin më të madh bërthamor është absurde në vetvete", ka thënë Medvedev, një aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin.

"Dhe potencialisht krijon një kërcënim për ekzistencën e njerëzimit", ka vazhduar ai, përcjell Telegrafi.

Medvedev, i cili ishte presidenti i Putinit midis 2008 dhe 2012, tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë.

Që kur Putin dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt, Medvedev ka përdorur rregullisht rrjetet sociale për të sulmuar Perëndimin dhe ata që kritikojnë Moskën.

Muajin e kaluar, ai i quajti ata që "urrejnë" Rusinë "të degjeneruar" dhe u zotua se do të punonte për t'i "zhdukur". /Telegrafi/