Ish-klubi i De Bruynes i çon haptas ftesën belgut që të bëhet sërish pjesë e tyre
Ish-klubi i Kevin De Bruynes, Wolfsburg, i ka dërguar një ftesë yllit të Manchester Cityt që të bëhet sërish pjesë e tyre.
De Bruyne edhe zyrtarisht njoftoi se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit 2024/2025 si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës.
Mesfushori belg u rikthye në Angli pasi më parë kishte duruar një periudhë të vështirë tek Chelsea duke nënshkruar në verën e vitit 2015 për Manchester Cityn nga Wolfsburgu.
Në 10 vitet e ardhshme, lojtari ka fituar çdo trofe madhor në ‘Etihad Stadium’, duke përfshirë gjashtë tituj të Ligës Premier dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.
Me De Bruynen që tashmë është në kërkim të një klubi të ri, Wolfsburgu i ka bërë ftesën që të ribashkohet sërish me ta përmes një postimi në rrjetet sociale.
33-vjeçare kaloi një sezon e gjysmë në Gjermani tek Wolfsburgu atje ku fitoi Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë.
“I nderuar Kevin, a e mbani mend? Ti dhe unë dhjetë vite më parë? Si mendoni për ne të dy sërish?”, ka shkruar Wolfsburg në X.
Disa klube amerikane, duke përfshirë New York City FC, Chicago Fire dhe Inter Miami, raportohet se janë të interesuara për shërbimet e belgut./Telegrafi/


