Please enter at least 3 characters.

Ish-gjyqtari Pieri: Goli i Alex Sandros? Ishte ndërhyrje në Ansaldin

2018/02/Alex-Sandro-1.jpg
264:"TURIN, ITALY - FEBRUARY 18: Alex Sandro (L) and Paulo Dybala of Juventus celebrate victory at the end of the Serie A match between Torino FC and Juventus at Stadio Olimpico di Torino on February 18, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Edhe pse VAR-i është prezent në Serie A, polemikat për referim jo të mirë nuk kanë të ndalur në kampionatin elitar italian.

Juventusi e fitoi derbin lokal ndaj Torinos me rezultat 1-0, por ndeshja vazhdon të komentohet.

(Getty Images)

Goli i vetëm në takim u shënua nga Alex Sandro, por që në fillimin e aksionit kishte një ndërhyrje në Cristian Ansaldi nga Federico Bernardeschi.

Gjyqtari Daniele Orsato vendosi që loja të vazhdojë, por kjo shikohet si gabim nga ish-gjyqtari, Tiziano Pieri‏, i cili thoshte se goli duhej anuluar.

"Në aksionin që sjell deri te goli i Alex Sandros në fillim kishte një ndërhyrje të palejuar në Ansaldin nga Bernardeschi".

"Kontrolli në heshtje i VAR-it sigurisht nuk ishte i mjaftueshëm".

"Orsato për mua është kampion, por sot nuk më ka bindur", ka thënë Pieri për Rai Italia. /Telegrafi/