Please enter at least 3 characters.

Isco dhe Hazard në shënjestër të Fenerbahces

2016/10/iscoo-e1475960045847.jpg

Gjiganti turk, Fenerbahce është në kërkim të një mesfushori të klasit botëror, raportojnë mediat turke.

Klubi turk ia ka vënë syrin mesfushorit te Real Madridit, Isco-s, i cili kërkohet edhe nga klubet e mëdha angleze.

Turqit e Fenerbahces do të provojnë që spanjollin të marrin në formë huazimi, edhe pse ky transferim duket i vështirë të realizohet, për shkak se lojtari preferon Premier Ligën.

Por, siç raportohet në rast se dështon transferimi i Iscos, Fenerbahce ka edhe planin B. E plani B është mesfushori brazilian i Chelseat, Oscar.