Irina Shayk pozon e zhveshur, ndërsa mbulon pjesët delikate me dizajne të Versace
Ajo ka arritur që të pozojë në pothuajse të gjitha magazinat më prestigjioze në botë.
Por, së fundmi Irina Shayk është parë në kopertinën e 'Vogue', teksa mori vëmendje me pozat ku shfaqej nudo, shkruan Daily Mail.
Supermodelja përmes pozave provokuese ka theksuar linjat e mrekullueshme trupore, për të cilat komentohet mjaft shumë.
Për të ruajtur modestinë, 34-vjeçarja ka mbuluar pjesët delikate me disa dizajnë të Donatella Versace.
Në të dyja anët e saj ishte i shkruar edhe emri i saj, ndërsa prapa saj dukej një derë e mbushur me plot gjethe.
“Ajo që bëj në oborrin e Donatella Versace. Shumë e lumtur të jem në shtëpinë e veçantë të 'Versace' për këtë”, është shprehur ajo në përshkrim.
Në mesin e shumë komentuesve ishte edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, e cila mahnitej nga bukuria modeles. /Telegrafi/


