Please enter at least 3 characters.

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit në Vushtrri, disa zona mund të mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione në Vushtrri.

Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen në zonën e Dervarit, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën “Rasim Bilalli”.

Gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Kompania ka paralajmëruar konsumatorët se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt.

“Ju lutemi lëreni ujin të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/