Please enter at least 3 characters.

Interi zbulon listën e Ligës së Kampionëve, tre yje mbesin jashtë

2018/09/interi.jpg

Interi e ka lënë Joao Mario, Dalbert Henriquen dhe Roberto Gagliardinit jashtë listës së skuadrës së Ligës së Kampionëve, ndërsa Antonio Candreva është ftuar.

Nerazzurrët janë në të njëjtin grup me Barcelonën, Tottenham Hotspur dhe PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve.

Por, skuadra e tyre është limituar nga 25 lojtarët e zakonshëm si pjesë e marrëveshjes së tyre me UEFA-n mbi shkeljet financiare të Fair Play-it.

Ajo listë ishte për vetëm 22 futbollistë, por duhej të përfshiheshin të paktën dy lojtarë që kishin ardhur nga akademinë e klubit.

Candreva ishte një nga kandidatët që duhej të mbetej jashtë listës, por në fund mbeti pjesë e saj.

Çudi është mos-inkuadrimi në listë i italianit Gagliardinit, ndërsa më të prituara ishin lënia jashtë e Joao Marios dhe Dalbertit.

Lista A1.Samir Handanovic2.Sime Vrsaljko6.Stefan De Vrij8.Matias Vecino9.Mauro Icardi10.Lautaro Martinez11.Keita Balde13.Andrea Ranocchia14.Radja Nainggolan16.Matteo Politano18.Këadëo Asamoah20.Borja Valero23.Joao Miranda27.Daniele Padelli33.Danilo D'Ambrosio37.Milan Skriniar44.Ivan Perisic46.Tommaso Berni77.Marcelo Brozovic87.Antonio Candreva93.Raffaele Di Gennaro

Lista B40.Lorenzo Gavioli59.Vladan Dekic64.Ryan Patrick Nolan65.Maj Roric67.Gabriele Zappa99.Niccolo Corrado/Telegrafi/