Please enter at least 3 characters.

Interi vihet pas Skrtelit

2016/01/skrtel-me-klopp-ccedil-do-gj-euml-euml-sht-euml-ndryshe_hd.jpg

Interi ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Martin Skrtel.
Mbrojtësi 31-vjeçar pritet që gjatë kësaj vere të largohet nga klubi anglez ndërsa agjenti i tij ka konfirmuar se Interi ka shprehur interesim për blerjen e tij.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

Karol Csonto ka bërë të ditur se Interi ka shprehur interesim për klientin e tij, së bashku me Fenerbahçen.

“Do ta marrim vesh shumë shpejtë”, ka thënë Csonto për FcInternews.it. “Ka shumë klube të interesuara për të. Edhe Interi që ka shfaqur interesim konkret për të”.