Please enter at least 3 characters.

Interi tërhiqet nga gara për Araujon, shkak çmimi i kërkuar nga Barcelona

Interi ka hequr dorë nga interesimi për mbrojtësin e Barcelona, Ronald Araujo, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve të “Marca”, drejtuesit zikaltër janë tërhequr nga negociatat për shkak të çmimit prej 50 milionë eurosh të vendosur nga klubi katalanas për qendërmbrojtësin uruguaian, i cili ka kontratë deri në vitin 2031.

Pavarësisht se kohët e fundit ka pasur një rol më të kufizuar në skuadër, Ronald Araujo nuk dëshiron të largohet nga Barcelona dhe mbetet i vendosur të luftojë për vendin e tij në formacion.

telegrafi.com

27-vjeçari vazhdon të vlerësohet lart brenda klubit për mentalitetin, karakterin dhe aftësitë e tij si lider, edhe pse performancat e tij kanë qenë të paqëndrueshme në disa ndeshje.

Ndërkohë, edhe Barcelona po monitoron situatën e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, si një opsion të mundshëm për repartin defensivë. /Telegrafi/