Interi luan për fitoren e radhës në udhëtim te Bologna, formacionet zyrtare
Bologna dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Serie A.
Nerazzurrët janë mysafir të Bolognas në takimin që pritet të zhvillohet në Stadio Dall’Ara nga ora 12:30.
Ekipi i Simone Inzaghit udhëton drejt Bolognas me një seri prej tri fitoreve dhe një barazim nga katër takimet dhe duan fitoren e radhës për të zvogëluar diferencën me Napolin.
Në anën tjetër, vendasit e Thiago Mottas gjithashtu janë në formë të mirë me tri fitore nga katër ndeshjet dhe duan ta vazhdojnë këtë formë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Bologna: Skorupski; Posch, Sosa, Lucumi, Cambiaso; Schouten, Dominguez; Orsolini, Soriano, Ferguson; Barrow;Inter: Onana; Darmian, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Mkhitaryan, Brozovic, Calhanoglu, Gosens; Lautaro, Lukaku;/Telegrafi/


