Please enter at least 3 characters.

Interi kthehet kah Malcom, ofertë e re për Barcelonën

2019/03/Malcom1.jpg
231:"MADRID, SPAIN - MARCH 02: Malcom of Barcelona sits on the bench ahead of the La Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 02, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi thuhet se janë të gatshëm ta marrin nga Barcelona sulmuesin Malcom si huazim me detyrimin blerje këtë verë.

Sipas Corriere dello Sport, Interi është kthyer në kontakt me agjentin e lojtarit dhe janë të gatshëm të përmirësojnë propozimin që e bënë në verë, pasi e kërkuan në huazim me opsion blerje.

Braziliani ishte drejt transferimit te Roma, por nuk zbriti nga aeroplani, për tu bashkuar pastaj me Barcelonën, ku në 15 ndeshje ka tre gola.

Agjenti i lojtarit, Leonardo Cornacini ka folur për Calciomercato.it.

"Ne e respektojmë Interin dhe drejtorin e tyre sportiv shumë”.

"Megjithatë, e përsëris: tani nuk ka asgjë. Malcolm është padyshim një lojtar interesant për çdo klub evropian, por ai ka një kontratë të gjatë, deri në qershor të vitit 2023, me Blaugranat”.

"Ai po përshtatet mirë dhe jemi të bindur se në sezonin e ardhshëm, ai do të bëjë shumë më mirë se në këtë".

Ardhja e tij mund t’i largojë njërin nga Keita Balde Diao ose Matteo Politano. /Telegrafi/