Please enter at least 3 characters.

Interi kontakton përfaqësuesit e Modricit, Nerazzurrët do të tentojnë transferimin e kroatit

2018/08/LukaModric-2.jpg
240:"MADRID, SPAIN - MAY 01: Luka Modric of Real Madrid during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mediat italiane raportojnë se Interi është duke u përpjekur ta transferojë mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Futbollisti më i mirë i Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’, konsiderohet ndër më të mirët në pozitën e tij.

Luka Modric (Foto: Getty Images))

Ndërsa, sipas Sky Italia, Gazzetta dello Sport dhe FCInterNews, Nerazzurrët kanë kontaktuar me përfaqësuesit e kroatit, të cilët nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë e transferimit.

Interi e ka të qartë se arritja e marrëveshjes është shumë e vështirë, mirëpo drejtorët e klubit do të përpiqet që ta realizojnë.

Transferimi i Modric do të ishte një lloj reagimi ndaj Juventusit, pas transferimit të Cristiano Ronaldos, ndërsa te zikaltrit 32-vjeçari do të formonte ‘diasporën kroate’ së bashku me Sime Vrsaljko, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic.

Luka Modric (Foto: Getty Images)

Sipas Sky, përpjekjet për transferimin e Modricit kanë arsye për vonesën e zyrtarizimit të Arturo Vidalit, sepse Nerazzurrët duan që të nisin bisedime konkrete me Realin dhe me lojtarin.

Mesfushori akoma nuk e ka rinovuar kontratën me Los Blancos, ndërsa Interi është shumë i interesuar për shërbimet e tij. /Telegrafi/