Please enter at least 3 characters.

Interi gati ta heq përfundimisht nga skuadra Joao Marion, dy skuadra spanjolle pas tij

2020/09/GettyImages-1163967551.jpg
286:"NANJING, CHINA - JULY 24: Emre Can of Juventus and Joao Mario of FC Internazionale in aaction during the International Champions Cup match between Juventus and FC Internazionale at the Nanjing Olympic Center Stadium on July 24, 2019 in Nanjing, China. (Photo by Yifan Ding/Getty Images)
12:"Getty Images

Joao Mario pritet përfundimisht të largohet nga Interi këtë afat kalimtar veroro.

Mesfushori portugez është bashkuar me Interin në verën e vitit 2016, por ai asnjëherë nuk arriti pritshmëritë.

Joao Mario është huazuar një vit tek West Ham United dhe së fundmi tek Lokomotiva e Moskës.

Ai nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe pritet të largohet nga Interi.

Joao Mario. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

E ardhmja e portugezit duket se do të jetë në La Liga, pasi Real Betis dhe Valencia janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për të.

Edhe pse dy ekipet kanë shprehur interesim ato ende nuk kanë bërë ofertë zyrtare.

Megjithatë Inter është në pritje të një oferte dhe është gati ta largojë yllin e tyre nëse vije një shumë prej mbi 15 milionë euro. /Telegrafi/