Please enter at least 3 characters.

Interi arrin marrëveshje në parim me Skriniarin për rinovimin e kontratës

2019/01/Skriniar-37.jpg
241:"EMPOLI, ITALY - DECEMBER 29: Milan Skriniar of FC Internazionel reacts during the Serie A match between Empoli and FC Internazionale at Stadio Carlo Castellani on December 29, 2018 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi thuhet se ka arritur një marrëveshje në parim për të zgjatur kontratën e Milan Skriniar deri në verën e vitit 2023.

Mbrojtësi sllovak është njëri nga lojtarët më të mirë të Interit aktualisht dhe ndër më meritorët për rikthimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e fundit.

Paraqitjet e tij të mira dhe prej një lideri kanë bërë që drejtuesit e klubit t'ia ofrojnë rinovimin lojtarit.

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur edhe një takim mes drejtuesve të Interit dhe agjentit të Skriniar.

Milan Skirniar (Getty Images)

Sipas gazetës Tuttosport, takimi i Interit me agjentin e Skriniar, Karol Csonto, të enjten ka përfunduar pozitivisht.

Palët thuhet se kanë arritur marrëveshje në parim për rinovimin e kontratës deri në vitin 2023 me kushte të përmirësuara.

Një tjetër takim është planifikuar për muajin e ardhshëm, ku gazeta pret që mbrojtësi i Sllovakisë të vendosë lapsin në letër për një vit shtesë në kontratë.

23-vjeçari momentalisht paguhet rreth 1.5 milionë euro plus bonuse në sezon, ndërsa me kontratën e re do të fitojë 'rreth tre milionë euro' me stimulime të ngjashme në bazë të paraqitjeve. /Telegrafi/