Please enter at least 3 characters.

Interesimi nga Real Madrid, Chelsea merr vendim për kapitenin Enzo Fernandez

262:"LONDON, ENGLAND - MAY 16: Enzo Fernandez of Chelsea controls the ball during the Premier League match between Chelsea FC and Manchester United FC at Stamford Bridge on May 16, 2025 in London, England. (Photo by Chris Lee - Chelsea FC/Chelsea FC via Getty Images)
27:"Chelsea FC via Getty Images

Chelsea nuk ka ndërmend të shesë mesfushorin Enzo Fernandez, pavarësisht interesimit nga Real Madridi, sipas gazetarit Ben Jacobs.

Skuadra spanjolle po kërkon të forcojë repartin e mesfushës, por nuk pritet të bëjë një ofertë që mund ta bindë Chelsean ta lejojë largimin e lojtarit.

Blutë e Londrës paguan 121 milionë euro për Fernandezin dhe aktualisht nuk kanë vendosur një çmim për ta nxjerrë në shitje.

Për çdo negociatë të mundshme, një ofertë do të duhej të ishte më e lartë se kjo shumë, pasi Chelsea e konsideron lojtarin një aset të rëndësishëm.

Klubi anglez është i vendosur ta mbajë Fernandezin në skuadër për sezonet e ardhshme, duke mos pasur interes për ta larguar.

Enzo Fernandez ka pasur një sezon fantastik me Chelsean, duke regjistruar 7 gola dhe 12 asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat.

Kjo paraqitje e mirë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, por Chelsea mbetet e vendosur ta mbajë në radhët e veta njërin nga dy kapitenët e parë të klubit. /Telegrafi/