Inter - Roma, formacionet zyrtare të derbit të javës në Serie A
Interi dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të Giallorossëve në ndeshjen derbi të javës së 33-të në kampionatin italian, e cila zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 20:30.
Ekipi i Luciano Spallettit ka formë të mirë me dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e radhës për të qenë afër kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Në anën tjetër, edhe Roma ka formë të njëjtë dhe synon rezultat pozitiv për të qenë gjithashtu në garë për një vend që i dërgon në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.
Spalletti ka vendosur ta lë në bankë Mauro Icardin, ndërsa Claudio Ranieri starton me formacionin më të mirë.
Inter: Handanovic; D'Amborsio, De Vrij, Skriniar, Asamoha; Vecino, Valero; Politano, Nainggolan, Perisic; Martinez.
Roma: Mirante; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, Nzonzi; Under, Pellegrini, El Shaarawy; Dzeko/Telegrafi/


