Injoroi ndalesën duke e thyer, për një fije peri nuk u përplas me trenin që po lëvize me shpejtësi (Video)
11/08/2017
Një veturë në të cilën gjendeshin katër persona ka shmangur për shumë pak një përplasje me trenin që po ecte me shpejtësi, pasi vetura ka kaluar duke e thyer edhe ndalesën e kalimit.
Ngjarja e cila thuhet se ka ndodhur të hënën në Koszalin të Polonisë, është kapur nga kamerat dhe është publikuar në internet, përcjell Telegrafi.
Siç edhe thuhet në përshkrimin e videos, shoferi dhe tre pasagjerët kanë dalë nga vetura pa ndonjë lëndim, por vetura ka pësuar dëmtime në pjesën e pasme.
Injorimi i shenjave të ndalesës dhe kalimi nën portat e mbyllura janë shkaqet më të zakonshme të aksidenteve në kalime, sipas autoriteteve. /Telegrafi/


