Indi, përmbytet anija, 35 të mbytur, 75 të zhdukur
30/04/2012
Aksidenti ka ndodhur në lumin Brahmaputra në perëndim të qarkut të Dhubri të shtetit Assam, njofton The Times of India.
Policia dhe ushtarët janë dërguar për të ndihmuar me përpjekjet e shpëtimit të kësaj tragjedia, e cila besohet të jetë shkaktuar nga shiu i rrëmbyeshëm i shoqëruar me erëra të forta. /Telegrafi/


