Incident në restorantin kinez, shpërthen akuariumi i madh
27/10/2025
Akuariumi gjigant i peshqve të një restoranti kinez u thye papritur javën e kaluar, duke e përmbytur plotësisht dhomën e ngrënies me dhjetëra peshq të gjallë.
Kaosi i filmuar në kamera ndodhi në një restorant me ushqime deti në Fuzhou, në provincën Fujian të Kinës.
Stafi ishte i zënë në kuzhinë kur akuariumi shpërtheu papritur, sipas mediave të huaja.
Disa peshq mund të shiheshin duke notuar nëpër dhomën e ngrënies, ndërsa klientët e tronditur bërtisnin dhe stafi mbeti i hutuar hidhej.
Nuk ishte menjëherë e qartë se sa dëme pësoi restoranti. /Telegrafi/


