Please enter at least 3 characters.

Imeri vendimtar për Servetten, shënon dy gola dhe i siguron kualifikimin në Kupën e Zvicrës

2021/04/16392155-v10-1228908770-scaled.jpg
282:"ST GALLEN, SWITZERLAND - OCTOBER 04: (BILD ZEITUNG OUT) Kastriot Imeri of Servette FC Looks on during the Swiss Super League match between FC St. Gallen and Servette FC at AFG Arena on October 4, 2020 in St Gallen, Switzerland. (Photo by Harry Langer/DeFodi Images via Getty Images)
12:"Getty Images

Kastriot Imeri ka vazhduar me paraqitje fantastike për Servetten këtë edicion.

Mesfushori nga Kosova është treguar vendimtar për skuadrën e tij në kuadër të Kupës së Zvicrës.

Servette ka marrë një fitore të vuajtur në udhëtim te Vevey me rezultat 2-4, por deri në fund të ndeshjes rezultati ishte i barabartë.

Imeri u inkuadrua në ndeshje në minutën e 82-të sa ishte rezultat i barabartë 2-2 dhe kontribuoi me dy gola të shënuar.

Vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë, Imeri realizoi nga penalltia për t'i dhënë epërsinë skuadrës së tij 2-3.

Ndërkohë në minutën e 92-të, Servette fitoi një tjetër penallti dhe përsëri Kastriot Imeri shënoi për t'ia siguruar fitoren skuadrës së tij.

Pas këtij triumfi, Servette ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Zvicrës.

Në këtë rang garash, Servette e yllit nga Kosova do të përballet me Kriensin.

20-vjeçari që luan për grupmoshat e Zvicrës U21, këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje me Servetten ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/