Please enter at least 3 characters.

Imam Maliqi viziton Manastirin e Deçanit, Ambasada gjermane: Është shembull frymëzues i dialogut ndërfetar

2024/10/3514545644.jpg

Imami Labinot Maliqi të enjten e ka vizituar Manastirin e Deçanit ku është pritur në takim nga Igumeni, Sava Janjiq.

Ky veprim i Maliqit, u përshëndet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Në një postim në rrjetin social X, kjo ambasadë shkruan se “ky është një shembull frymëzues i dialogut ndërfetar”.

“Ne jemi të gatshëm të mbështesim përpjekje të tilla në çdo hap të rrugës”, thuhet në shkrimin e Ambasadës.