Please enter at least 3 characters.

Illarramendi mbetet në Madrid

2016/01/illarramendi-mbetet-n-euml-madrid_hd.jpg

Kampionët evropianë pritet të kompletojnë transferimin e mesfushorit brazilian të Cruzeiros, ndërsa Illarramendi është i vendosur që të luftojë për një vend me Toni Kroosin, James Rodriguezin dhe Iscon.

“Klubi nuk më ka thënë asgjë për largimin tim”, ka thënë 24-vjeçari. “Unë dua të qëndroj te Real Madridi. Jam shumë i lumtur në këtë klub dhe këtë qytet”.

“Lucas Silva? Unë nuk di asgjë për të, klubi nuk më ka sqaruar asgjë”.

Illarramendi, i cilu u transferua në Madrid për 39 milionë euro në vitin 2013, ka realizuar vetëm 21 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/