Please enter at least 3 characters.

Ilir Daja, "Trajneri i vitit 2024" 

2024/12/ilir-daja-1.png

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll. Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll.

Ilir Daja – Trajneri i vitit Trajneri nga Shqipëria ka vulosur suksesin e tij me Ballkanin për të tretin vit radhazi.Daja në sezonin e tij të tretë si trajner i therandasve solli titullin e tretë kampion në histori të klubit, ndërsa i solli Ballkanit edhe Kupën e Kosovës. Edhe pse iu larguan pothuajse gjysma e ekipit në verë, ai luftoi që ta dërgojë sërish në Evropë, por nuk ia arriti.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ai e mposhti konkurrencën e ashpër të Llapit dhe Dritës për titullin e kampionit në Superligë edicionin që lamë pas, ndërsa këtë sezon ai u largua nga klubi pas katër xhirosh. Në finalen e Kupës së Kosovës, Daja me Ballkanin mposhti Prishtinën. Daja ka thyej shumë rekorde në futbollin kosovar, që për një kohë vështirë se do të arrihen.Ai me shumë suksese aktualisht e drejton ekipin e Dinamos së Tiranës.

/Telegrafi/