IKEA këmbëngul, tryeza svastika është foto e fabrikuar (Foto)
21/12/2015
Fotografia, duke pretenduar të jetë nga një katalog italian i IKEA-s tregon një tavolinë në formë të svastika-s, të quajtur Hadølf, çmimi i së cilës ishte 88 euro.
Ajo ka ngjallur zemërim në internet, pasi ajo shkoi viral në disa vende evropiane, transmeton Telegrafi.
E gjiganti i mobiljeve tanimë është duke planifikuar të marrë veprime ligjore pasi ata kanë identifikuar burimin e fotografisë.
"Kjo është sigurisht e qartë se një tavolinë e tillë nuk është pjesë e programit tonë, qoftë në Itali apo kudo tjetër", ka thënë një zëdhënës i IKEA-s për Berliner Zeitung. /Telegrafi/


