Identifikohet dhe shoqërohet në polici e dyshuara për kanosje ndaj një zyrtari komunal në Ferizaj
Foto: Ilustrim
14/05/2026
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj kanë identifikuar dhe kanë shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për një grua me inicialet A.B., 32 vjeçe, e cila dyshohet se përmes rrjetit social Instagram ka kanosur një zyrtar komunal. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 12.05.2026.
Policia ka bërë të ditur se më 14.05.2026, e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, në përputhje me procedurat ligjore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, me urdhër të tij, ndaj të dyshuarës është iniciuar procedura e rregullt hetimore për veprën penale “Kanosje”. /Telegrafi/


