ICK prezanton "Erasmus for Young Entrepreneurs" për shkëmbimin e ndërmarrësve të rinj në BE
Erasmus for Young Entrepreneurs ju mundëson ndërmarrësve të rinj nga Kosova të qëndrojnë deri në 6 muaj në njërin nga shtetet e Bashkimit Evropian, si shkëmbin dhe aftësim profesional. Ky program u prezantua tek të rinjtë në takimin e mbajtur në Europe House, në kuadër të javës së bizneseve startup (Startup Europe Week 2025).
Qëndrimi i ndërmarrësve të rinj jashtë vendit do të bashkëfinancohet çdo muaj nga BE për periudhën e shkëmbimit!
Mëso më shumë dhe apliko KËTU.
Individ nga 27 shtete anëtare të BE-së dhe më shumë (Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, etj.) mund të marrin pjesë në program për një periudhë shkëmbimi deri në 6 muaj. Nuk ka kufi moshe për pjesëmarrjen e ndërmarrësve të rinj dhe të atyre mikpritës (+18).
I zhvilluar përtej kufijve për të nxitur inovacionin dhe bashkëpunimin si një Nismë e Bashkimit Evropian, programi Erasmus for Young Entrepreneurs (EYE) është mundësia me e mirë për ndërmarrësit që dëshirojnë ose të mësojnë nga individë me përvojë (ndërmarrës mikpritës), ose të ndajnë njohuritë e tyre me ndërmarrës aspirues (ndërmarrës të rinj).


