Please enter at least 3 characters.

Icardi nuk luan për Argjentinën në Botëror?

2018/04/MauroArgetnina.jpg
257:"MELBOURNE, AUSTRALIA - JUNE 09: Mauro Icardi of Argentina looks on from the bench before the Brazil Global Tour match between Brazil and Argentina at Melbourne Cricket Ground on June 9, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i ardhshëm i Interit, Lautaro Martinez, do të ketë pjesë e skuadrës së Argjentinës për Kampionatin Botëror, por jo edhe Mauro Icardi - raporton TyC Sports.

Sipas njoftimit, përzgjedhësi Jorge Sampaoli e ka bërë listën me 35 lojtarë, e cila pastaj do të ngushtohet para fillimit të turneut.

(Foto: Getty Images)

Në listë mungon Icardi, ndërsa aty ndodhet ylli i Racing Club Avellaneda, Lautaro Martinez.

Interi ka arritur marrëveshje edhe me klubin edhe me 20-vjeçarin që futbollisti i ri të transferohet në Giuseppe Meazza në afatin kalimtar veror.

Përkundër 105 golave të shënuar në 183 ndeshje në Serie A, Icardi nuk po arrin të depërtojë në skuadrën e Argjentinës.

(Foto: Getty Images)

25-vjeçari ka regjistruar vetëm katër paraqitje për kombëtaren, tri prej tyre nga shtatori i vitit 2017.

Sulmuesi argjentinas është pjesë e Interit nga vera e vitit 2013, kur u transferua nga Sampdoria. /Telegrafi/