Please enter at least 3 characters.

Icardi: I lumtur që u riktheva në kombëtare, goli do të vije

2018/09/500DF2E700000578-0-image-a-1_1536716919023-e1536746539623.jpg
5:"© AP

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka thënë se kombëtarja duhet të besojë në të dhe se golat do të vijnë herët apo vonë. 

Icardi luajti për 85 minuta në barazimin e Argjentinës 0-0 ndaj Kolumbisë.

“Luajtëm mirë dhe ndjehem mirë pasi jam rikthyer në kombëtare brenda një grupi të madh”.

“Për mua ishte një ndeshje e madhe. U ndjeva mirë dhe bëra atë që e kërkoi trajneri. Lëndimi ka kaluar, jam stërvitur me ekipin dhe jam ndjerë mirë në fushë”.

“Për pak sa nuk shënova, por jam i lumtur dhe e di që goli do të vijë herët ose vonë”.

“Do ta bëjë atë që di ta bëjë te Inter dhe këtu në ekipin kombëtar”.

“Kam ardhur ta dëshmojë dhe të tregojë vendosshmëri. E kam pritur mundësinë që të luajë””.

“Është për të ardhur keq që nuk isha pjesë e ekipit për Kampionat Botëror, por tani jam i fokusuar te Interi”, ka thënë Icardi. /Telegrafi/