Ibrahimovic kthehet ta shqelmojë topin pas dëmtimit të tmerrshëm dhe operimit në gju (Foto/Video)
33:"© Instagram - Zlatan Ibrahimovic
01/06/2017
Fansat e Manchester Unitedit mund të ndjehen të gëzuar pasi që Zlatan Ibrahimovic ka filluar të ecë dhe të luajë edhe me topin.
Sulmuesi 35 vjeçar kishte lënduar ligamentin krucial në gjurin e majtë në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Anderlecht në prill.
Pas operimit të bërë në muajin e shkuar, sulmuesi suedez e ka filluar fazën e rehabilitimit.
Ai ka marr një top dhe luajtur paska më të, për të treguar se do të kthehet përsëri në fushat e futbollit.
Lojtarit i duhen edhe gjashtë muaj që të jetë në gjendje të luajë dhe me gjasë do të humbe fillimin e sezonit të vitit 2017.
Ai është afër që të arrijë një marrëveshje me klubin e United për vazhdimin e kontratës. /Telegrafi/


