Please enter at least 3 characters.

Ian Ziering ndahet nga gruaja pas nëntë vitesh martesë

2019/11/IanZieringErin-1-e1572732445470.jpg
240:"SAN DIEGO, CA - JULY 21: Ian Ziering (L) and Erin Ludwig attend Entertainment Weekly's Comic-Con Bash held at FLOAT, Hard Rock Hotel San Diego on July 21, 2018 in San Diego, California sponsored by HBO (Photo by Jerod Harris/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori Ian Ziering ka njoftuar përmes rrjeteve sociale dhe i ka dhënë fund lidhjes me bashkëshorten e tij, Erin Ludwig, pas nëntë vitesh martesë.

"Me zemër të thyer, ju njoftoj se Erin dhe unë po ndahemi. Me oraret e stërngarkuara ishim vazhdimisht të angazhuar dhe me kalimin e viteve jemi larguar".

"Ajo është një prej femrave më të jashtëzakonshme që i kam njohur ndonjëherë dhe nëna më e mirë e fëmijëve tanë".

Ian Ziering dhe familja e tij (Foto: Bryan Steffy/Getty Images/Guliver)

"Ju lus që ta respektoni privatësinë tonë në këto momente të vështira, pasi duam të përqendrohemi vetëm në atë që është më e rëndësishme për ne, vajzat tona", ka shkruar mes tjerash në postimin e tij ylli i "Beverly Hills".

Ian dhe Erin u martuan në vitin 2010 dhe janë prindër të dy vajzave, njëra tetëvjeçare dhe tjetra gjashtëvjeçare. /Telegrafi/