Please enter at least 3 characters.

Ian Wright: Nuk më pëlqen kur i fishkëllejnë lojtarët, por Xhaka duhet të kërkojë falje

2019/10/GarnitXhaka-2.jpg
271:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 27: Granit Xhaka of Arsenal leaves the pitch after being substituted off during the Premier League match between Arsenal FC and Crystal Palace at Emirates Stadium on October 27, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Alex Morton/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Ian Wright, e ka kritikuar veprimin e Granit Xhakës për sharjen e tifozëve në ndeshjen kundër Crystal Palace që u zhvillua të dielën mbrëma.

Mesfushori shqiptar ishte i pakënaqur me reagimin e publikut në Emirates Stadium në momentin e zëvendësimit, prandaj reagimi i tij ishte i furishëm kundrejt tyre.

Ndërsa Wright që ka luajtur te Topçinjtë në periudhën 1991-1998, ka thënë se 27-vjeçari duhet të kërkojë falje për veprimet e tij.

"Nuk më pëlqen kur i fishkëllejnë lojtarët. Por, është fjala për një kapiten... Ai tash po i nxit ata (tifozët). Po flasim për tifozët që e kanë shikuar për katër sezone dhe ka zhvilluar disa ndeshje të mira, ndërsa po i trajton tifozët në atë mënyrë".

"Ai duhet të kërkojë falje, sepse është kapiten. Duhet të kërkojë falje. Në fakt, tashmë është dashur të kishte kërkuar falje. Ai është njeriu që e kanë zgjedhur kapiten. Ajo nuk është sjellë e një kapiteni", ka deklaruar Wright në emisionin Match of the Day të BBC-së. /Telegrafi/