I vjedhin nga lokali 600 euro, arrestohet një i dyshuar në Fushë Kosovë
11/07/2026
Një person ka njoftuar se disa të panjohur i kanë vjedhur nga lokali 600 euro.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur më 25.06.2026 rreth orës 08:55 në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë.
Tutje bëhet e ditur se njësiti i hetuesisë me datë 10.07.2026 ka intervistuar një person i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 25.06.2026-08:55. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur nga lokali 600€. Njësiti i hetuesisë me datë 10.07.2026 ka intervistuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/


