Please enter at least 3 characters.

I shoqëruar nga Oxlade-Chamberlain, por ende jo gati për lojë - Milot Rashica pritet ngrohtësisht në stadium nga tifozët e Besiktasit

2023/08/rashica-11-1.jpg

Milot Rashica është lojtari më i ri i Besiktas, ku sot ka qenë prezent në stadiumin e klubit turk, ku është pritur ngrohtësisht nga tifozët.

Besikas po luan ndaj Nefchi Baku në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës, ndërsa përballjen e parë e ka fituar me rezultat 3-1.

Para se të fillonte takimi Rashica doli në fushë, duke i përshëndetur tifozët që ishin në stadium, të cilët e pritën ngrohtësisht.

Ai nuk është gati për këtë ndeshje, ndërsa ishte i shoqëruar nga ylli anglez Alex Oxlade-Chamberlain.

Besiktas tashmë e ka regjistruar Rashicën dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhe të klubit turk.

‘Shqiponja’ do të paguajë te Norwich  një tarifë totale prej 5.250.000 euro për katër sezone, duke filluar nga sezoni 2023-2024. /Telegrafi/