I riu nga Suhareka vdes në aksident në Slloveni
20/07/2018
Një i ri me iniciale M.Z, nga Grejkoci i Suharekës, dyshohet të ketë vdekur në një aksident në Slloveni.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja “Marakli t’kerreve” në Facebook, ku edhe i kanë bashkëngjitur fotografinë e të ndjerit.
Në ndërkohë, lajmin e ka publikuar edhe faqja në Facebook ‘Suhareka Sot’.


