I rikthyer nga lëndimi, Duataj premton shumë
Mirëpo, faza e errët ka kaluar dhe tashmë futbollisti thotë se është i gatshëm për t’u përgatitur në janar, në mënyrë që në stinorin pranveror të jetë i gatshëm për t’i ndihmuar Besës.
“Fatmirësisht, lëndimi ka kaluar dhe në janar do të jem i gatshëm që të përgatitem me pjesën tjetër të futbollistëve të Besës për stinorin pranveror. Besoj se nuk do të kem asnjë problem”, theksoi Dautaj për gazetën SportPlus. “Natyrisht, po stërviti edhe tani nga dy herë në ditë që të jem në formën e duhur”, shtoi futbollisti.
Besa çaloi shumë në vjeshtë dhe rikthimi i Dautajt do të jetë sikur një përforcim i madh për pejanët.
“Ende është herët të flasim për titull, por besoj se me lojë të mirë do t’i kënaqim shikuesit dhe në fund nëse na jepet mundësia, pse mos ta sjellim këtë trofe në Pejë”, përfundoi mesfushori. Ai së fundmi luajti te Ferizaj, ku edhe u lëndua, por pa marrë ndonjë kompensim. /Telegrafi/


