Please enter at least 3 characters.

I mituri kapet me pistoletë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten një i mitur është kapur me armë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Selami Pulaja”, në ora 20:25.

“Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, është gjetur dhe konfiskuar një armë –pistoletë”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/