Please enter at least 3 characters.

I kërkoi favore qytetares për t’ia rregulluar dokumentet, arrestohet zyrtari i komunës së Obiliqit

2021/07/52828031_618236568615607_2501716998497501184_n.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Në raportin e policisë thuhet se sipas ankueses femër kosovare i dyshuari, zyrtar i gjendjes civile në komunën e Obiliqit në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile i njëjti i ka kërkuar favore viktimës.

Me urdhër të prokurorit janë zhvilluar masa të fshehta dhe i dyshuari është zënë në flagrancë së bashku me viktimën, ku dhe është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/