Please enter at least 3 characters.

I dyshuari për plagosjen e Shinzo Abes, Yamagami: Kam dashur ta vras pasi isha i pakënaqur me të

2022/07/88e08214-0516-4b0d-a02e-7a5b0c4355e4.jpg
312:"NARA, JAPAN - JULY 08: Security police tackle to arrest a suspect who is believed to shoot former Prime Minister Shinzo Abe in front of Yamatosaidaiji Station on July 8, 2022 in Nara, Japan. Abe is shot while making a street speech for upcoming Upper House election. (Photo by The Asahi Shimbun via Getty Images)
32:"The Asahi Shimbun via Getty Imag

Shinzo Abe, ish-kryeministri japonez, është në gjendje të rëndë shëndetësore shkaku i plagosjes me armë zjarri.

Të premten përpara të shtënave, ai kishte qenë në një rrugë të qytetit Nara për fushatë zgjedhore, ku mbështeste kandidatët e Partisë Liberal Demokratike (LDP) përpara zgjedhjeve të Dhomës së Lartë të planifikuar për të dielën.

Policia ka arrestuar në vend një të dyshuar mashkull nën dyshimin për tentativë vrasje. Sulmuesi as nuk ka tentuar të arratiset.

Siç u bë e ditur, bëhet fjalë për 41-vjeçarin, Yamagami Tetsuya, banues në Nara.

Ai i tha policisë se nuk ishte i kënaqur me ish-kryeministrin japonez dhe se kishte ndërmend ta vriste atë, raportoi NHK.

Ndryshe, edhe pas dorëheqjes si kryeministër i Japonisë në vitin 2020, duke përmendur arsyet shëndetësore, Abe ka mbetur aktiv politikisht.

Ai është shfaqur rregullisht në media për të diskutuar rreth çështjeve aktuale; për shembull, ai i tha televizionit japonez në muajin shkurt se duhet të diskutojë një ndarje të mundshme të armëve bërthamore me anëtarët e tjerë të NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës. /Telegrafi/