I dashuri e sulmoi fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, Policia arreston të dyshuarin në Prishtinë
Foto: Ilustrim
15/11/2025
Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të lëndimit të rëndë trupor në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur të enjten.
“Prishtinë 13.11.2025 – 23:30. Më datën 14.11.2025 viktima femër kosovare ka raportuar se me 13.11.2025 i dashuri i saj-i dyshuari mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


