Please enter at least 3 characters.

I burgosuri organizoi dasmë luksoze, brenda ambienteve të burgut

2016/01/i-burgosuri-organizoi-dasm-euml-luksoze-brenda-ambienteve-t-euml-burgut_hd.jpg

Madje, i burgosuri e ka kaluar edhe “muajin e mjaltit”, së bashku me gruan, po në ambientet e burgut.

Nuk bëhet i ditur identiteti i burrit, i cili besohet se është dënuar për çështje sigurie, por dihet me siguri, se ai ka miq në pozita shumë të lakmueshme shtetërore.

Në mesin e të ftuarve, ka qenë edhe Princi Mohammed bin Nayef, i cili i ka lënë nuses, një bakshish prej mijëra dollarëve.

Në këtë ceremoni luksoze, muret dhe karriget kanë qenë të mbuluara me mëndafsh, ndërsa lulet e rralla i kanë dekoruar tavolinat e shtrenjta.

E përditshmja arabe Sada Al-Balad, e cila i ka siguruar fotografitë, para se të nisë ceremonia, ka thënë se këtu janë investuar shumë para.

Ndryshe, pas dasmës, dhëndri dhe nusja i kanë kaluar disa ditë në qelinë e tij, si pjesë e “muajit të mjaltit”. /Telegrafi/